Policia ka njoftuar se tre persona kanë tentuar të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Tre persona tentuan të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Por, ata ranë ndesh me Policinë e Kosovës, ku më pas janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.