Sipas raportimeve të Reutersit, askush nuk u vra në incidentin e fundit, edhe pse disa njerëz u plagosën, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kilis, i cili është një qytet turk ngjitur me Sirinë, është sulmuar disa herë me raketa në javët e fundit. Të hënën, katër persona u vranë, kur pesë raketa sulmuan qytetin.
Turqia është duke përjetuar një krizë të sigurisë, pas sulmeve të fundit të ISIS-it, derisa ka bërë një marrëveshje me SHBA-të për ta luftuar të ashtuquajturin, Shtet Islamik. /Insajderi.com