Tre shenja kritike që tregojnë se është koha të largoheni nga lidhja - Insajderi
×
LifeStyle

Tre shenja kritike që tregojnë se është koha të largoheni nga lidhja

Insajderi
24 August 2024 - 14:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Psikologu klinik, Aria Campbell-Danesh, ka ndarë tre shenja kritike që tregojnë se është koha të largoheni nga lidhja në të cilën jeni.

“Shenja e parë është të nëse ndiheni vazhdimisht të mosrespektuar ose të nënvlerësuar. Respekti i ndërsjellë është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme dhe pa të, lidhja ka të gjasa të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi”, shpjegon psikologu.

Shenja e dytë sipas ekspertit, është nëse vëreni mungesë përpjekje nga partneri i juaj për të adresuar çështjet e përsëritura.

“Marrëdhëniet kërkojnë që të dy partnerët të punojnë për problemet dhe të rriten së bashku. Nëse vetëm një person është i përkushtuar për t’i përmirësuar gjërat, kjo është një shenjë e çekuilibrit që mund të çojë në pakënaqësi”.

“Së fundi, nëse e gjeni veten duke kompromentuar vazhdimisht vlerat dhe lumturinë tuaj vetëm për të ruajtur paqen. Një marrëdhënie duhet të përmirësojë jetën tuaj, jo ta vështirësojë atë”, theksoi ai. /Telegrafi/

OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
19 December 2024

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark