Tre të arrestuar dhe 4 armë të sekuestruara pas të shtënave në ahengje në rajonin e Prizrenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të arrestuar dhe 4 armë të sekuestruara pas të shtënave në ahengje në rajonin e Prizrenit

    Insajderi
    07 August 2025 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Rajonin e Prizrenit ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar katër armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur gjatë gazmendeve familjare.

    Në fshatin Romaj të Hasit, pas ndalimit të një të dyshuari dhe sekuestrimit të një pistolete, hetuesit kanë gjetur edhe një armë tjetër në shtëpinë e të njëjtit person, që po ashtu ishte përdorur gjatë festës.

    Ndërsa në fshatin Semetisht të Suharekës, Policia ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna gjatë një dasme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri armë zjarri dhe 16 gëzhoja, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.

    Të tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.

    Policia rikujton fushatën “Festo me zemër, jo me armë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark