Dy automjete janë aksidentuar në fshatin Banjë të Malishevës. Si pasojë tre persona kanë marr lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ku ka pasur dhe dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për Gazetën Insajderi.