Tre të mitur vjedhin veturën në Lushnjë, aksidentohen dhe bien në kanal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të mitur vjedhin veturën në Lushnjë, aksidentohen dhe bien në kanal

    Insajderi
    10 February 2022 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Lushnjës ka ndaluar tre të mitur, pasi kanë vjedhur një makinë në Lushnje.

    Ata janë shtetasit A. C., 16 vjeç, G. D., 17 vjeç dhe I. Xh., 15 vjeç.

    Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. O.

    Duke drejtuar automjetin e vjedhur, shtetasi A. C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Të tre të miturit, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja, por janë lokalizuar dhe janë kapur nga shërbimet e Policisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark