Tre të vdekur dhe mbi 1 mijë e 600 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga Covid-19 në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të vdekur dhe mbi 1 mijë e 600 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga Covid-19 në Shqipëri

    Insajderi
    26 July 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

    Nga 3474 testime, 1666 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1391 të shëruar.

    Në të gjithë vendin janë 9269 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

    Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 634. Në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72-vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 306.789 raste, prej tyre 293.988 janë shëruar, 9.269 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.532 pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark