Tre persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë nga 4063 testime, 905 janë konfirmuar pozitivë.
Aktualisht janë 8 mijë e 866 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.