​Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    Insajderi
    01 August 2022 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme në Shqipëri janë shënuar tri viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë në 278 qytetarë të infektuar por vetëm në 645 testime.

    Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë 7539 qytetarë aktivë me COVID-19.

    Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 278 qytetarë, në këto bashki: 77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd etj.

    Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80-vjeçe

    Që nga shpërthimi epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 312.375 raste, prej tyre 301.288 janë shëruar, 7.539 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.548 pacientë./A2


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark