Një person besohet se ka qëlluar për vdekje dy anëtare femra të familjes së tij, pranë një pishine në Spalding të Anglisë, ka thënë policia, transmeton The Independent.
Policia ka marrë një thirrje nga pishina Castle Sëimming Pool në Pinchbeck Pool rreth orës 9, u shpreh zëdhënësi i policisë në Lincolnshire.
I dyshuar i armatosur mendohet se e ka vrarë veten. Raportet lokale konfirmojnë se një burrë ka vrarë dy femra.
Një person, i cili nuk ka dashur që të identifikohet, tha për mediat lokale se “ me sa e kam kuptuar unë, një burrë ka vrarë familjen dhe pastaj veten e tij. Kemi dëgjuar se ky është problem brenda familjar”. /Insajderi.com