Tre të vrarë në protestën kundër qeverisë në Venezuel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tre të vrarë në protestën kundër qeverisë në Venezuel

    Insajderi
    20 April 2017 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën tre vetë janë vrarë në Venezuelë në protesta kundër qeverisë kundër presidentit Nikolas Maduro.

    Një adoleshent në kryeqytetin Caracas dhe një grua në San Cristobal, pranë kufirit kolumbian, u qëlluan për vdekje.

    Ndërsa një roje kombëtare u vra në jug të kryeqytetit, shkruan BBC.

    Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të kërkuar zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të burgosur të opozitës.

    Presidenti  Nikolas Maduro akuzoi opozitën pasi ata sulmonin policinë.

    Ai gjithashtu i akuzoi protestuesit edhe për plaçkitje të dyqaneve, duke thënë se ishin bërë më shumë se 30 arrestime, në lidhje me këtë.

    Ndërkohë, kreu i opozitës Henrique Capriles ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme masive të enjten.

    Megjithë rezervat më të mëdha të naftës të provuara në botë, Venezuela ka vuajtur për disa vite nga inflacioni i lartë, krimi i shfrenuar dhe mungesa e mallrave bazë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark