Tre ushqime që përmirësojnë funksionin e mushkërive – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Tre ushqime që përmirësojnë funksionin e mushkërive

    Insajderi
    05 February 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes. Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat.

    Ruajtja e shëndetit të mushkërive, dhe funksioneve të tyre është thelbësore.


    Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

    Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive.

    Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

    Mund të përmendim tre prej tyre.

    Fistikët

    Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

    Sipas studimeve ato përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.

    Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

    Speci Djegës

    Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin. Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut.

    Gjithashtu ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

    Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

    Ushqimet E Pasura Me Omega-3

    Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.

    Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark