Tre ushtarë të KFOR-it, kanë marrë plagë nga armët e zjarrit nga gjithsej 30 të lënduar.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media sot në mëngjes.
Sipas njoftimit, 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë kanë marrë lëndime nga protesta e dhunshme në Zveçan.
Sipas njoftimit, ushtarët kanë pësuar thyerje e djegie nga mjetet ndezëse.
“Tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftim.
Sot është dita e tretë që kur serbët lokalë kanë nisur protestat në komunat veriore, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.