Tre ushtarë turq të vdekur dhe katëmbëdhjetë të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tre ushtarë turq të vdekur dhe katëmbëdhjetë të plagosur

    Insajderi
    01 May 2016 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmi publikohet nga një deklaratë e Forcave të Armatosura turke. Ndërkohë që sulmi vjen në të njëjtën kohë me atë të ndodhur në provincën tjetër juglindore të Gaziantepit, ku një autobombë shpërtheu pranë portës hyrëse të Komisariatit të Policisë, duke lënë të vdekur një oficer policie.

    Sulmi i ndodhur në Mardin vjen vetëm një ditë pasi ushtria njoftoi vdekjen e një kapiteni të qëlluar nga një snajper i PKK-së, sërish në Nusaybin, periferi jo e vetme kjo që është nën shtetrrethim prej 14 marsit, duke qenë se ushtarët kanë qenë duke çmontuar një bombë të vendosur atje nga militantët kurdë.

    Kapiteni Alper Kalem u plagos gjatë përplasjeve të lindura papritur, kur një grup ushtarësh po përpiqeshin të hiqnin një bombë nga rruga mëngjesin e 30 prillit. Kalem u transportua për në spital, por ndërroi jetë më vonë prej plagëve të marra. Në të njëjtin qark, dy oficerë policie dhe një ushtar u plagosën nga një sulm me raketë nga një automjet i blinduar. Më herët gjatë 30 prillit, ushtria bëri të ditur se avionët turq kishin shkatërruar objektivat e PKK-së në Irakun verior.

    Sa i përket sulmit të sotëm në Gaziantep, një oficer policie ka mbetur i vdekur nga autobomba në portën hyrëse të Komisariatit të Policisë në provincën juglindore të Turqisë, një lajm i publikuar nga mediet turke dhe i konfirmuar nga guvernatori Ali Yerlikaya. Sulmi ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

    Të paktën 18 policë të tjerë dhe 4 civilë janë plagosur. Pamjet televizive të “CNN”-it turk treguan se sulmi ka ndodhur pikërisht përpara hyrjes kryesore të komisariatit. Ndërkohë, pjesë të ndryshme të automjetit të hedhur në erë gjendeshin kudo.

    Me dhjetëra ambulanca dhe automjete zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa shpërthimi mësohet të jetë dëgjuar kilometra larg. Agjenci të ndryshme lajmesh thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna pas shpërthimit, por për këtë priten ende konfirmime. (Top Channel)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark