Ushtria turke tha se tre ushtarë të saj në Siri janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur. Ushtria tha se sulmi mendohet se është kryer nga forcat e Qeverisë siriane.
Sulmi ajror ka ndodhur përpara agimit të sotëm në veri të Sirisë, thuhet në deklaratën e forcave të armatosura turke.
Më herët, mediet turke kanë raportuar se sulmi në rajonin Al Bab është kryer nga militantët e grupit Shteti Islamik, shkruan rel.
Deklarata e ushtrisë thotë se trupat e plagosur janë evakuuar nga zona.
Incidenti pritet të përshkallëzojë tutje tensionet midis Ankarasë dhe Damaskut.