Tre vetë akuzohen për “aktivitete terroriste” në Belgjikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tre vetë akuzohen për “aktivitete terroriste” në Belgjikë

    Insajderi
    28 March 2016 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këta tre persona, të identifikuar si Yassine A., Mohamed A. dhe Aboubaker O., ishin arrestuar gjatë një serie të bastisjeve në Bruksel dhe në qytetet veriore, Meshelen dhe Dufel.

    Prokurorët nuk kanë dhënë detaje për aksionet e terroristëve të dyshuar ose nëse ata ishin të ndërlidhur me sulmet vetëvrasëse me bomba në Bruksel, më 22 mars.

    Personi i katërt i arrestuar gjatë bastisjeve është liruar pa akuzë, thuhet në deklaratën e Zyrës së prokurorisë federale të Belgjikës.

    Nga ana tjetër, ministria e shëndetësisë e Belgjikës ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmet me bomba ka arritur në 35 vetë.

    Në këtë numër përfshihen edhe tre sulmuesit vetëvrasës, ndërsa përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark