Përpos vëzhguesit të Nismës për Kosovën nga fshati Abri e Epërme, edhe dy vëzhgues të tjerë të kësaj partie po merren në pyetje nga Prokuoria e Shtetit.
NISMA në Drenas i tha Insajderit se një nga vëzhguesit është nga qendra e votimit në fshatin Negrovc dhe një tjetër nga fshati Korroticë.
“Jemi te shqetësuar sepse prokuroria po i merr në pyetje vëzhguesit tanë me nga 2-3 orë”, tha një zyrtar i kësaj partie.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, vjen nga fshati Negrovc. /Insajderi.com