Tre zyrtarë të Komunës së Prizrenit nën hetime për vdekjen e Xheneta Gashit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre zyrtarë të Komunës së Prizrenit nën hetime për vdekjen e Xheneta Gashit

    Insajderi
    09 August 2016 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelorë në Prizren ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rastin e vdekjes së Xheneta Gashi, fëmijës tre vjeçare që humbi jetën si pasojë e shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në Prizren.

    Sipas prokurorisë, zyrtarët N.K, B.B e B.E, dyshohen se në bashkëkryerje “kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “mos-evitim i rreziku” të përgjithshëm.

    “Hetimet kanë filluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se gjatë periudhës kohore janar e deri më 06.06.2016 në Prizren, [..]të tre të pandehurit, në kundërshtim me detyrimet dhe fushë veprimtarinë e tyre të përcaktuar me ligj, nuk kanë ndërmarrë masa për vendosjen e pajisjeve përreth shtëpive me predispozitë të shembjes, për të evituar veprimin e rrezikshëm, mbrojtjen e kalimtarëve dhe njerëzve të cilët banonin përreth dhe nga mosveprimi i këtyre të pandehurve vjen deri të shembja e objektit të vjetër,”thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Në fillim të qershorit, një fëmijë tre vjeçar humbi jetën pasi një mur i një shtëpie të vjetër u shemb duke lënduar edhe dy anëtarë të tjerë të familjes.

    Sipas policisë, shembja e murit ka ndodhur pas reshjeve të shiut dhe përveç vdekjes  së një personi, janë lënduar edhe dy anëtarë të së njëjtës familje.

    Ngjarja tragjike kishte nxitur Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit që të fajësojnë njëra tjetrën si përgjegjëse për atë zonë ndërsa prokuroria kishte njoftuar se ka nisur hetime duke mos përjashtuar se ka pasur edhe elemente të neglizhencës së zyrtarëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark