Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i Adil Ollurit botohet në “Kroniko de Balkanio” - Insajderi
×
Kulturë

Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i Adil Ollurit botohet në “Kroniko de Balkanio”

Insajderi
06 October 2017 - 20:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tregimi “Letra e një ushtari të huaj” i autorit Adil Olluri është botuar në revistën letrare “Kroniko de Balkanio”, që është një revistë serioze e esperantologëve që merren me çështje të BallkanitKy tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”.

Në gjuhën esperanto, tregimin e përktheu profesor Bardhyl Adem Selimi.

Olluri është shprehur i lumtur për këtë vlerësim dhe ka falënderuar përkthyesin e librit, shkruan KultPlus.

“Tregimi im “Letra e një ushtari të huaj” botohet në revistën letrare “Kroniko de Balkanio”, që është një revistë serioze e esperantologëve që merren me çështje të Ballkanit. Ky tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”. Në gjuhën esperanto e përktheu profesor Bardhyl Adem Selimi, të cilit i jam mirënjohës për përkthimin dhe promovimin e prozës sime në mesin e esperantologëve nga mbarë bota”, shkruan Olluri në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark