“Trego të pasmet se e ...”/ Rozana e ashpër me Aldon - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Trego të pasmet se e …”/ Rozana e ashpër me Aldon

    Insajderi
    21 March 2025 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rozana dhe Aldo kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin për Jozin. Regjisori e pyeti këngëtaren se pse ka ndryshuar mendje për banorin dhe flet me të.

    “Kurse Jozi në ndryshim nga ty, erdhi e më tha Rozi hajde pimë kafe këtu. Jozi përtej llafeve që ka thënë, ka dhe humor, ti s’ke humor e asgjë”, i tha Rozana.

    Më pas banorja i tha se nuk donte të fliste më me të dhe iu drejtua duke i thënë:

    “E di si është puna, kam ardhur të bëj banjë dielli, nuk kam ardhur të merrem me ty”.

    “Trego prapanicën se e ke zakon”, iu kundërpërgjigj Aldo dhe këngëtarja i kthehet ashpër: “Ti je i fëlliqur, je përndjekjes”.

    Pjesë nga debati:

    Aldo: Të pyes ty për ty

    Rozana: Pyet Jozin

    Aldo: Për qëndrimin tënd? Muhabetet që bëni nuk më interesojnë fare.

    Rozana: Ti je skuth gjatë gjithë kohës

    Aldo: Ti je me raste

    Rozana: Kurse Jozi në ndryshim nga ty, erdhi e më tha Rozi hajde pimë kafe këtu

    Aldo: Në ndryshim me mua?

    Rozana: Po ta them dhe një gjë tjetër. Jozi përtej llafeve që ka thënë, ka dhe humor, ti s’ke humor e asgjë

    Aldo: Pse acarohesh? Nuk të jap humor ty

    Rozana: Po nuk ke humor se duhet t’a kesh të lindur

    Aldo: Unë mbaj qëndrim

    Rozana: E di si është puna, kam ardhur të bëj banjë dielli, nuk kam ardhur të merrem me ty.

    Aldo: Ça po thua

    Rozana: Nuk dua fare të të kthej përgjigje

    Aldo: Po bëj monolog

    Rozana: Fol me shpinën time

    Aldo: Trego prapanicën se e ke zakon

    Rozana: Po aty të shkojnë sytë ty, unë kam dhe shpinë këtu. Pse të shkojnë sytë te celuliti? Pse të shkojnë sytë te vajzat që janë si rrugaçe?

    Aldo: Si rrugaçe?

    Rozana: Ti je i fëlliqur, je përndjekjes i vajzave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark