Deputeti i PDK-së Ferat Shala, tha sot se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Majde u shpreh se “Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”.
Ndaj këtij deklarimi të Shalës ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba i cili tha se nuk ka pasur eksplodim por që është djegur kutia e njehsorve.
Madje thumboi duke thënë se “Ferat Shala tregoi se me sa padurim i ëndërron eksplodimet”.
“Kutia e njehsorve është djegur, nuk ka pasur eksplodim. Edhe një herë Ferat Shala tregoi se me sa padurim i ëndërron eksplodimet nëpër ndërmarrjet publike, me shpresë se pastaj mund të bërtetë: Albini i ka fajet; mafia energjetike i ka fajet. I gatshëm që me nejrëzit e vet të prodhoje sabotime të shtetit e “eksplodime” vetëm për një status në facebook dhe 10 debate televizive”, shkroi ai në Facebook.