
Tregtarët e kafesë po garojnë për të importuar sasi sa më të mëdha të kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se të hyjë në fuqi tarifa e re prej 50% ndaj produkteve braziliane, e vendosur nga administrata presidentit Donald Trump.
Tarifa, e cila do të zbatohet nga data 1 gusht, ka shkaktuar një valë të madhe kërkese nga importuesit amerikanë që po përpiqen të shmangin rritjen e kostove. Brazili është furnizuesi më i madh i kafesë për SHBA-në, dhe ky zhvillim pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në treg.
Sipas të dhënave më të fundit, çmimet për konsumatorët amerikanë u rritën në muajin qershor, pjesërisht për shkak të ndikimit të tarifave të mëparshme të vendosura nga administrata Trump. Konsumatorët tashmë po ndiejnë efektin, përfshirë edhe në çmimin e një filxhani kafeje.
Analistët paralajmërojnë se pas hyrjes në fuqi të tarifës, çmimi i kafesë në SHBA mund të rritet ndjeshëm, duke goditur direkt konsumatorët dhe industrinë e restoranteve dhe kafeneve.