Tregu i materialeve ndërtimore të argjilës mbulohet nga prodhimi vendor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tregu i materialeve ndërtimore të argjilës mbulohet nga prodhimi vendor

    Insajderi
    26 March 2016 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti GAP sot ka mbajtur debat lidhur me gjendjen e prodhuesve të materialit ndërtimorë me bazë nga argjila.

    Sipas analizës së GAP, kërkesa vendore për material ndërtimor me bazë argjile është mjaft mirë i mbuluar nga prodhuesit vendor, të cilët mbulojnë deri në 80% të kërkesës. Aktualisht në këtë sektor të prodhimit janë të punësuar rreth 850 punonjës, në tetë fabrika prodhuese në territorin e Kosovës.

    Por, GAP thotë se prodhuesit vendor janë duke u përballur me probleme të ndryshme, sic është çmimi i lartë i energjisë, kostot për licenca, normat e larta të interesit në kredi, mungesa e kuadrove, tatimi në import në lëndën e parë e të tjera.

    Mustafë Borovci nga Shoqata e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, thotë se që që nga pas lufta nevojat dhe kërkesat për material ndërtimor nga argjila kanë qenë të mëdha, sidomos në procesin e rindërtimit pas luftës së fundit.

    Ai tregon se ky sektor tani ka arritur që të bëjë eskporte edhe në Maqedoni./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark