“Tregu në qendër, Shkolla buzë Ibrit”, Arian Tahiri flet për investimet që do bëhen në Mitrovicë nëse fiton zgjedhjet - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Tregu në qendër, Shkolla buzë Ibrit”, Arian Tahiri flet për investimet që do bëhen në Mitrovicë nëse fiton zgjedhjet

    Insajderi
    02 October 2025 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka thënë se do të ndërtohet një treg në qendër që shitësit të kenë një vend të dinjitetshëm për promovimin dhe shitjen e produkteve.

    “Sa i përket tregut, është sfidë – e kemi sfidë që 25 vite, trotuaret bllokohen prej shitsve aty, bujqve sepse nuk kanë hapësirë. Ata i kuptoj sepse duhet me dalë me i shit diku produktet, është mendu në qendër të qytetit me bë një investim i duhur, kuptim që me pas hapësirën e dinjitetshme me promovu e shit produktet e tyre”, tha ai në Pressing.

    Tahiri tha se në çështjen e arsimit do të ndërtojnë tri shkolla, përfshirë edhe atë buzë ibrit.

    “Do të ndërtojmë tri shkolla, shkollën ‘Avdullah Shabani’, që është ne qendër të qytetit. Do të ndërtohet shkolla ‘Nonda Bulka’ është shkollë e veriut ku prej vitit 1999 administrohet prej pjesës së jugut dhe operon në objektin e shkollës Eqerem Qabej, dhe është popullsi qendra e qytetit, është e arsyeshme ta ndërtojmë një shkollë buzë ibrit”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark