Një motër medicinale, gjatë kohës kur ishte duke u lajmëruar një telefonate të policisë u sulmua me një substancë të cilën ja kishin hedhur në fytyrë, qafë dhe gjoks.
Ajo ishte rrugës së saj tek një pacient, kur tre burrat iu kishin qasur, të cilët duket se ishin në nevojë të madhe për ndihmë, njofton BBC, përcjell Insajderi.
Ngjarja ndodhi në Tottenham Hale, në veri të Londrës.
32-vjeçari u ndal kinse për ti ndihmuar, mirëpo grupi prej tre personave menjëherë u maskuan, para se të hidhnin likuid sulfurik përmes dritares së saj.
Ajo u dërgua në spital pas sulmit më 16 korrik, dhe më vonë u shkarkua.
Një zëdhënës i Policisë së Met tha se kjo substancë likuide ishte jo korrozive mirëpo incidenti është duke u hetuar.
Që nga viti 2010, ka pasur më shumë se 1,800 raporte për sulme që përfshijnë likuide sulfurike në kryeqytet.
Sipas shifrave të Policisë së Met, vitin e kaluar ky likuid u përdor në 458 krime, krahasuar me 261 rastet në vitin 2015.
Motra medicinale, i cila nuk deshi të tregoje identitetin, ishte rrugës për të ndihmuar një njeri që po përjetonte dhimbje e gjoksi.
“Ishte e trishtueshme. Ky ishte një hap i ligë frike”, tha ajo.
“Është detyra ime që të ndihmoj njerëzit. Isha rrugës sime për të ndihmuar një pacient dhe u ndala sepse mendova se iu nevojitej ndihma ime.
“Ata kanë humbur besimin tim.
“Ajo që kanë bërë ata është e tmerrshme në shumë mënyra. Ishte e paramenduar dhe kjo gjë vetëm e vonoi trajtimin e një pacienti “.
“Dhe prapë se prapë, nëse njëri nga sulmuesit e mijë do të lëndoheshin gjatë veprës, unë përsëri do të ju afroja ndihmë, sepse kjo është puna,” shtoi ajo.
Substanca shkaktoi acarim në fytyrë, qafë dhe gjoksi. Personi që e hodhi likuidin mbante dorëza.
Shërbimi i Ambulancës në Londër po përkujton stafin që të jenë të kujdesshëm kur dikush i drejtohet apo kërkon ndihmë mjekëve./Insajderi.com