Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Berati” në Prishtinë ku treni ka goditur një veturë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konifrmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj rasti ka ndodhur në orët e hershme të mengjesit.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor“, pohoi Ahmeti.
Ndërsa lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar fotografi nga vendi i aksidentit.
Ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor.