Katër persona janë lënduar pas goditjes që treni ndaj një veture në Fushë Kosovës.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani teksa shtoi se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin“, tha Kelani.
Policia bën thirrje që shoferët të jenë më të kujdesshëm ndaj shenjave të trafikut.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat“.