
Një aksident i frikshëm është regjistruar gjatë pasdites së djeshme në Londër. Një i ri rreth 20 vjeçar humbi jetën teksa udhëtonte me tren.
Sipas medieve britanike, ngjarja duket si një skenë e shkëputur nga filmat horror. Pasagjeri kishte dalë në dritaren e trenit me të cilin udhëtonte, kur iu pre koka nga një tjetër tren që kaloi pranë.
Ai mësohet se udhëtonte me trenin e linjës Gatwick Express, kur vendosi që të dilte në dritare. Ngjarja e tmerrshme, sipas medieve britanike ndodhi në sy të një gruaje që ishte bashkë me të bijën, sapo treni hyri në stacionin Wandsëorth Common, në jug të Lodrës.
Një tjetër dëshmitar ka treguar skenën horror, dhe thotë se në momentin e aksidentit “koka e të riut fluturoi jashtë, ndërsa njerëzit filluan ulërimat dhe treni ndaloi”.