Një tren i cili mbanë mbishkrimin “Kosova është Serbi”, në disa gjuhë të botës, në orët e para të mëngjesit është nisur nga Beogradi për në territorin e Kosvës.
Mediat në Serbi kanë paralajmëruara se ai do të arrijë në Mitrovicë në ora 19:30, pasi që fillimisht do të ketë një udhëtim promovues nëpër disa qytete serbe.
Ky tren do të vij nga Beogradi përmes linjave hekurudhore, pa marrë leje nga institucionet e Kosovës, të cilat e kanë quajtur provokim nga ana e Serbisë, por që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar.
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ditën e enjte e ka quajtur të jashtëligjshme lëshimin e kësaj linje, pasi sipas tyre i vetmi autoritet përgjegjës për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore është ARH e Kosovës.
Ndërkaq kryenegociatorja Edita Tahiri, e ka quajtur ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës. Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në Kosovë.
Por ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Kryeministi Isa Mustafa, Presidenti Hashim Thaci dhe Kryeparalamentari Kadri Veseli.
Në përcjellje të nisjes së trenist ishte drejtori i zyres për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili e quajti të rëndësishëm për veriun e Kosovës nisjën e kësaj linje pasi sipas tij “përherë të parë që nga paslufta Mitrovica lidhet me Beogradin”. Treni i Serbisë, që është financuar nga Rusia,
Gjuriq para nisjes tha se treni “nuk është provokim”, edhe pse në tren shkruan “Kosova është Serbi”.