Treni përplaset me një kamion në Hamburg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Treni përplaset me një kamion në Hamburg

    Insajderi
    11 February 2025 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me një kamion në Hamburg.

    Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raportojnë mediat gjermane.

    Sipas autoriteteve, 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.

    Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark