Një tragjedi ka ndodhur gjatë natës, mes të martës dhe të mërkurës, në një linjë hekurudhore në Itali.
Një aksidenti tragjik ka përfshirë dy të rinj shqiptarë, të moshave 17 dhe 23 vjeç, të cilët janë shtypur nga treni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në linjën Legnano – San Giorgio.
Akoma më e rëndë është dhe gjetja e trupave të viktimave, kur një makinist i një tjetër treni i drejtuar për në Milano, mëngjesin e sotëm ka parë nga dritarja, trupa e dy të rinjve përgjatë binarëve, duke dhënë menjëherë alarmin, shkruan tvklan.
Për policinë italiane ende mbetet mister dinamika e ngjarjes. Sipas kësaj të fundit, trupat kishin dëmtime të mëdha, por nuk ishin copëtuar, që tregon se treni nuk i ka kaluar sipër, por vetëm i ka përplasur.
Identifikimi i dy të rinjve shqiptar është bërë i mundur falë dokumenteve, që agjentët e policisë kanë gjetur në xhupat e tyre.
Hetimet mbi këtë ngjarje ende mister vijojnë, ndërkohë që policia ka përjashtuar nga pistat, vetëvrasjen. Si më e mundshme është ajo që të rinj po ecnin përgjatë binarëve, apo janë përpjekur të kalojnë pa e kuptuar që treni po afrohej. /Insajderi.com