Trepça ’89 i është hakmarrë Trepçës për eliminimin nga Kupa e Kosovës, pasi e mposhti me rezultat të thellë 6:1.
Golat për skuadrën vendëse i shënuan Fiton Hajdari, Shpetim Idrizi, Oto John, Florent Hasani dy dhe Rron Broja, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Enis Zabergja.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngritët në vendin e parë me 54 pikë, gjashtë më shumë se sa Feronikeli në vendin e dytë, ndërsa Trepça mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë.