Shoqëria Aksionare Trepça e ka ngritur në qiell kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë një vizite të këtij të fundit që ka pasur me menaxhmentin e minierës.
Në komunikatën e Sh.A “Trepça” thuhet kinse Kurti është angazhuar “drejt një të ardhmeje më të ndritur për këtë pasuri kombëtare”.
“Faleminderit kryeministrit të Kosovës për vizitën në Flotacionin, Tuneli i Parë Menaxhmenti i Trepça Sh.A., dëshiron të shprehë mirënjohjen e thellë për vizitën e sotme të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në flotacion.
Kjo vizitë është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për të mbështetur sektorin e minierave dhe zhvillimin industrial të vendit. Vlerësojmë lartë interesimin e kryeministrit për sfidat dhe mundësitë që ka Trepça, si dhe për angazhimin e tij drejtë një të ardhmeje më të ndritur për këtë pasuri kombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
E gjithë kjo lavdatë vjen në emër të Faton Ahmetit, kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.
Kryeministri Kurti i kishte lënë pa rroga rrafsh tre muaj minatorët e Trepçës. Madje i akuzonte se po punojnë pak.
“Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, deklaronte ai. /Insajderi.org/
LEXO EDHE: