Ndërmarrja publike Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator.
Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat e gushtit që kapin vlerën e afro 1 milion eurove. Trepça ka njoftuar se ka paguar edhe borxhe të tjera, sikurse KEK-u.
“Ndër të tjerash, është paguar edhe KEK-u, në vlerë prej 600 mijë eurosh, si dhe KESCO-ja 58 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Trepça në vazhdimësi ka pasur probleme në vonesa me paga me punonjësit e kësaj ndërmarrjeje. /Insajderi.org/