Trepça është finalistja e parë e “Play-Offit” të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic triumfoi sonte edhe në ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Derbi i luajtur në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me shifrat 82:69.
Brandon Edwards me 18 pikë dhe Darnell Edge me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e “Xehetarëve”.
Te prishtinasit u dalluan Donte Clark dhe Malcolm Armstead, që shënuan nga 16 pikë secili.
Trepça në finale do të presë fituesin nga gjysmëfinalja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit.
Therandasit po udhëheqin 2:1 në këtë seri.