×
  • Lajme
  • Lajme

    “Trepça” largon edhe tre punëtorë nga puna

    Insajderi
    20 August 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave.

    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar në “Facebook” nga kjo ndërmarrje.

    Ku njoftuan se sot Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërprerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.

    Një ditë më parë, “Trepça” njoftoi për pezullimin nga puna 5 punëtorë të ndërmarrjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.

    E këto largime po bëhet pikërisht, pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti se “Trepça” ka shumë punëtorë e pak xehe.

    “Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerra. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh ai në mbledhjen e qeverisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark