
Më 1 tetor 2025, me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., janë larguar përkohësisht nga puna udhëheqësit e Terminalit Doganor: B.N, M.TH, V.S dhe M.ZH.
Vendimi është marrë pas analizës së raportit nr. prot: 6915, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020.
“Ky vendim është marrë në bazë të raportit nr. prot: 6915 dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1, 1.5 dhe 1.13 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale, nr. prot: 2906, datë 30.07.2020”.
“Trepça” Sh.A. ka konfirmuar përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet.