Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin

    Insajderi
    26 December 2024 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qenë në pushtet, vendit i ka shërbyer me projekte të mëdha.

    Limaj në një bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit ka thënë se është mësuar të realizoj projekte të mëdha, dhe nëse populli ia beson këto projekte, atëherë ai do t’i realizonte.

    Ish-ministri ka thënë se synimi i tij është riorganizimi dhe fuqizimi i ndërmarrjeve publike, duke përmendur Trepçën.

    Ai është zotuar se Trepçës do t’i kthehej nami i dikurshëm, dhe se model do ta kishte Aeroportin e Prishtinës.

    “Unë jam mësuar me projekte të mëdha, ma jepni mundësinë shkojmë ta transformojmë Obiliqin ta rikthejmë Trepcën dhe të gjitha ndërmarrjet publike”, ka thënë ndër të tjera Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark