Vetëm tre ditë para debutimit zyrtar të Mercedes-Benz EQE SUV, gjiganti gjerman ka publikuar një fotografi paralajmëruese të modelit.
Premiera e tij do të jetë më 16 tetor në mbrëmje. Vetura elektrike do të shfaqet në Paris, krahas koncepteve që paralajmërojnë të ardhmen elektrike të kompanisë.
Këtë herë, EQE SUV është paraqitur nga jashtë, në pjesën e përparme.
EQE do të pozicionohet në linjën krah EQS-së. Dy veturat elektrike do të kenë sistemin e njëjtë, me 677 kuajfuqi e motorë elektrikë. Vetura më “e lirë” do të jetë EQE 43 me 469 kuajfuqi.
Nuk janë dhënë shumë detaje të veturës. Paralajmërimet e mëhershme kanë shfaqur edhe interierin me tre ekrane e përzierje ngjyrash dhe materialesh.
Mercedesi ka thënë se do ta shfrytëzojë praninë në qytetin e Parisit për t’i dhënë jehonë ambicies “për udhëheqje në tregun elektrik”.
Me debutimin e EQE SUV dhe shtimit të veturave të tjera pa emetim, Mercedesi do të ketë vetura me bateri në çdo segment para fundit të vitit 2022.