Tri ditë pas tërmetit shkatërrues në Afganistan, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tri ditë pas tërmetit shkatërrues në Afganistan, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar

    Insajderi
    03 September 2025 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpresat për gjetjen të mbijetuarve nga tërmeti i fortë që goditi Afganistanin duket se po shuhen. Më shumë se 1,100 kanë humbur jetën dhe mbi 3 mijë të tjerë janë plagosur. Ndërsa mbi 8 mijë shtëpi janë shkatërruar.

    Afganistani u godit nga një tërmet me magnitudë 6 ballë gjatë natës më 31 gusht që më pas pasoi edhe me një tërmet të dytë me magnitudë 5.5 ballë më 2 shtator.

    Tërmeti i dyti shkatërroi plotësisht banesat që ishin prekur nga tërmeti i parë. Ndërsa rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë disa zona e bënë edhe më të vështirë situatën.

    Megjithatë operacionet për të gjetur personat e zhdukur nën rrënoja vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark