Tri fshatra të Prishtinës të premten pa ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri fshatra të Prishtinës të premten pa ujë

    Insajderi
    09 June 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonali e Ujësjellësit “prishtina” njofton se gjatë ditës së nesërme më 10 qershor 2022, e premte duke filluar nga ora 10:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.

    Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë.

    “Ua kujtojmë se, çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, njofton KRU”Prishtina”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark