Tri këshilla që të jeni pozitiv - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Tri këshilla që të jeni pozitiv

    Insajderi
    28 March 2024 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbajtja e një mendje dhe qëndrimi pozitiv është shumë e rëndësishme kur ju dëshironi që të arrini diçka, apo thjesht të përmirësoni stilin e jetës.

    Shumica e literaturës së suksesit, flet për rëndësinë e mendimit pozitiv në arritjen e gjërave, apo lehtësimin e problemeve.

    Ju sjellim disa këshilla si të mbani qëndrim pozitiv:
    Ju vendosni realitetin tuaj

    Është me rëndësi ta kuptoni se ju përcaktoni realitetin-duke vendosur se si reagoni ndaj gjërave që u ndodhin. Kur u ndodh diçka, ju zgjidhni a është gjë negative apo pozitive.

    Gjuha juaj formëson mendimet
    Jeta ndryshon falë gjuhës që përdorni, kjo sepse mund të ndikojë në mënyrën si mendoni dhe veproni. Kur dikush ju përshëndet dhe ju pyet si jeni, mund të thoni “tepër mirë”, ose “fantazi”, në vend të “jo edhe aq keq”.

    Kaloni kohë me njerëz pozitivë
    Shpesh është thënë se do të keni të njëjtin shëndet, stil të jetës, apo të ardhura, të njëjta si 5 njerëzit që më së shumti kaloni kohë me ta.

    Kështu që nëse dëshironi që të jeni vital, kaloni kohë me njerëz vital, kur dëshironi të filloni një biznes, kaloni kohë me biznesmen. Nëse dëshironi që të jeni pozitiv, kujdes me kënd qëndroni; koha juaj u takon vetëm njerëz pozitiv.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark