Tri maqedonase shpëtohen nga mbytja në Golem, dy prej tyre në gjendje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Tri maqedonase shpëtohen nga mbytja në Golem, dy prej tyre në gjendje të rëndë

    Insajderi
    19 August 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut, kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit.

    Të tria, kanë arritur të shpëtojnë pasi u është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, si dhe roja bregdetare dhe zyrtarët policorë të Kavajës, qe ishin me shërbim në vijën bregdetare.

    Maqedonaset janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

    Ndërsa raportohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, kurse njëra është jashtë rrezikut të jetës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark