
Bashkëpartiaku i kryeprotagonistit (Martin Berishaj) të skandalit dhe aferës financiare të publikuar në slloveni, Armend Muja përmes disa postimeve radhas në rrjetin social Facebook është munduar ta pastroj imazhin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.
Reagimi i fundit i tij ka ardhur pasi PDK ka kërkuar formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në vend.
Muja ka reaguar për këtë duke e lidhur këtë edhe me kryeministrin në deytrë të Sllovenisë, Janez Janšes.
Sipas tij, PDK-ja me nguti propozonte Komision Hetimor që të jepte një dorë në fushatë Janšes.
“Druaj se lidhjet energjetike të ish-pushtetarëve me oligarkët serb të energjisë dhe kontratat e familjarëve të tyre në KEK do të kumbojnë fuqishëm. As “silenciatori” (shurdhuesi) i Abelardë nuk do të kryej punë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Çfarë donte t’i ndihmonte PDK Janez Janšes – Kryeministri në detyrë i Sllovenisë humbi zgjedhjet nga opozitari liberal Robert Golob. Duket sikur PDK me nguti propozonte Komision Hetimor që të jepte një dorë në fushatë Janšes. Ata e dinë pse-në, lidhjet dhe borxhet e reja e të vjetra. Por duket që lidhjet PDK-Janša janë forcuar përmes Grenell. Janša si kryeministër e rreshtoi veten me qendrimet e veprimet tek boshti i autokratëve ballkanas (Vučić-Orban) dhe njihet për autorësinë e non-papers famëkeq për ndryshim të kufinjve në rajon. Janša humbi thellë. Demokracia ende triumfon, dhe po, pas ardhjes së Biden, pak edhe më shumë.
Unë parashoh që gulçimi, i shprehur si kinse shqetësim i PDK-së për çështjen e krizës energjitike dhe Komisionin Hetimor do të bie pas humbjes së Janša. Megjithatë, Komisione Hetimore për energjinë dhe jo vetëm do të ketë. Sepse duhet për të hetuar të gjitha kontratat dhe punësimet 2008-2022. Druaj se lidhjet energjetike të ish-pushtetarëve me oligarkët serb të energjisë dhe kontratat e familjarëve të tyre në KEK do të kumbojnë fuqishëm. As “silenciatori” (shurdhuesi) i Abelardë nuk do të kryej punë.
Këta janë edhe dy postimet e tjera të Armend Muajt lidhur me aferën ku dyshohet për përfshije edhe ambasadoru Berishaj.
Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, ishte kryeprotagonist i aferës financiare te publikuar nga mediumi slloven Planet TV.
Mediumi slloven argumentoj se Berishaj ka përfituar 600 mijq euro nga firma GEN Beograd. Kjo nxiti revolte tq mëdha te qytetareve, te cilët kritikuan Kurtin për mos shkarkimin e Berishajt nga posti i ambasadorit.