Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë një goditje të fuqishme në referendumin e zhvilluar sot në vend, për ndryshime kushtetuese, që do t’i jepnin atij kompetenca të gjera.
Erdogan, i cili nga Perëndimi po kritikohet se po e çon Turqinë drejt diktaturës, nuk ka marrë mbështetje për reformën kushtetuese në tri qytetet më të mëdha turke, shkruan Express.
Kryeqyteti Ankaraja, Stambolli dhe Izmiri kanë refuzuar ndryshimet kushtetuese, duke i dhënë një goditje ish-kryeministrit të Turqisë.
Në Stamboll, 51.07 për qind e qytetarëve kanë votuar ‘Jo’, në Izmir 68.59 për qind, ndërsa në kryeqendrën e vendit 50.67 për qind.