Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    Insajderi
    25 March 2025 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Prishtinë / 24.03.2025 – 20:25. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime trupore, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Istog / 24.03.2025 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark