×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Tri shenjat e horoskopit që nuk dinë të mbajnë sekrete

    Insajderi
    25 September 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonjëherë, është e lehtë që të lejosh një shok/shoqe që të zbulojë një sekret tëndin. Sidomos kur bëhet fjalë për diçka të parëndësishme, nxjerrja e një sekreti nuk është ‘krim’. Por, kur kjo kthehet në një standard në familje, shoqëri apo punë, pra kur njerëzit nuk dinë të mbajnë asnjë sekret që ju u besoni, atëherë ky është një problem

    Për të lindurit e këtyre tre shenjave të horoskopit, nxjerrja e sekreteve është argëtim, pasi ata kështu funksionojnë. Disa syresh e bëjnë se flasin shumë, e të tjerë me qëllimin për t’ju sulmuar. Ja cilat janë këto shenja:

    Binjakët

    Nëse keni një sekret të tillë që nuk duhet ta shohë kurrë dritën e diellit, atëherë mos ia besoni kurrë Binjakëve. Kjo shenjë Ajri do të betohet lart e poshtë se do ta mbajë sekret, por sapo ju të ktheni shpinën do marrë telefonin dhe do ta diskutojë me të gjithë.

    Nëse u besoni atyre një sekret, vetëm ideja që dinë diçka që të tjerët nuk e dinë është një lloj presioni i brendshëm që i shtyn ta ndajnë sekretin me të gjithë. Sidomos kur behet fjalë për histori personale apo jetën private, shkruan Bustle.

    Peshorja

    Peshoret janë miq fantastikë dhe kjo do të thotë se ata do të qëndrojnë pranë jush dhe do t’ju mbështesin pa marrë parasysh pasojat. Thënë kjo, ata gjithashtu mund të zbulojnë sekretet tuaja 100% me qëllim.

    Të lindurit e kësaj shenje duan të sigurohen që të gjithë të jenë të lumtur, ndaj ata ndajnë sekretet e të tjerëve për të shmangur situatat e paparashikueshme. Ata mund të mbajnë sekretet e të tjerëve me një ndjenjë faji, por në fund vendosin t’i ndajnë ato për të mirën e të gjithëve.

    Shigjetari

    Shigjetarët duan shoqëri, ndaj nëse ndjenjë që janë një tavolinë me njerëz pa biseda interesante, ata nxjerrin nga “xhepi” sekretin e radhës për të tërhequr vëmendjen dhe për të qenë protagonistë. Ata mund të zbulojnë një sekret vetëm për të bërë shokët/shoqet për të qeshur, por ndonjëherë edhe për të ruajtur një ekuilibër shoqërie me letra të hapura.

    Shigjetarët dinë si të luajnë me mençuri në çdo raport miqësor, familjar apo mes kolegësh, por ata nuk shqetësohen për faktin se nxjerrja e një sekreti mund të lëndojë ndjenjat e të tjerëve. Ata duan thjesht lidhje të sinqerta!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 November 2024
    LifeStyle
    28 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark