Policia ka kryer kontroll në katër shkolla të mesme të larta në Mitrovicë të Jugut.
Aty janë gjetur dhe konfiskuar tri thika dhe dy boksa hekuri.
“Me qëllim të parandalimit të bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme, janë zbatuar masa sigurie përmes një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast janë kontrolluar nxënësit e katër shkollave të mesme. Gjatë kontrollit të ditës së sotme, ka qenë i pranishëm edhe një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka mbikëqyrur procesin.”
Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shkollore për të parandaluar veprat penale, posedimin e mjeteve të kundërligjshme dhe për të ofruar një mjedis të sigurt në shkolla.