×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri vetura me targa serbe, një lokale – Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zubin Potok

    Insajderi
    06 September 2024 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për parandalimin e një rasti me kontrabandë në fshatin Bubë të Zubin Potukut, shkruan Insajderi.

    Raportohet se nga njësitë policore janë ndaluar 4 vetura (tri me targa serbe dhe një me targa lokale) të cilat hynin ilegalisht, nga territori i Serbisë në R. e Kosovës.

    Gjatë kontrollit dhe verifikimit të tyre, në të gjitha këto vetura kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar, kryesisht pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore.

    Pas kontrollimit të dokumentacionit dhe veturave, është vërejtur se asnjëri nuk kishte dokumentacion mbi prejardhjen e mallit.

    Në lidhje me rastin veturat dhe mallrat janë konfiskuar dhe dorëzuar në terminal doganor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, personat lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark