Tri video nga karriga e veturës luksoze- Si u bë Kurti “fytyra reklamuese” e xhipit te zi? (Video) – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tri video nga karriga e veturës luksoze- Si u bë Kurti “fytyra reklamuese” e xhipit te zi? (Video)

    Insajderi
    19 October 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompanitë që shesin xhipa të zinj duket se nuk kanë nevoj të angazhojnë figura publike si imazhe reklamuese në video spotet reklamuese të shitjës së veturave. Këtë ndihmë është duke ia bërë figura më e pushtetshme e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

    Ai është shfaqur tri herë me video selfie nga xhipi i tij, një veturë e urryer gjatë kohës sa ishte në opozitë. Paraqitjet e tij nga xhipi i zi janë bërë tashmë virale. Vërehet qartë që pasagjeri Kurti është komod në këtë veturë dhe videot e tij duket se i kanë gjasat që të bindin njerëzit për të blerë xhipa të zinj.

    Kurti jo vetëm që nuk po iu zbret xhipave të zi, por ai as nuk e hap derën vet. Pret që këtë ta bëjë truproja i tij.

    Me 10 tetor të këtij viti, i pari i shtetit ishte parë për herë të fundit në Gjilan. Kurti shkoi atje në cilësinë e kryeministrit për t’ia vu gurthemelin Qendrës së Mjekësisë Familjare. Ai shihej duke dalë nga vetura në stilin e “Bossit”, i buzëqeshur e duke rregulluar kravatën.

    @insajderitv “Truproja po ia ruan trupin se mendja i ka ik moti” – A e trullosën xhipat e zi edhe Albin Kurtin? #albinkurti #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Derisa dy ditë më pas, Kurti shfaqet përsëri me një video nga xhipi i zi. Mëngjesin e 12 tetorit e nisi ditën me thirrjen që të përcillet mbledhja e 100-të e qeverisë së Kosovës. Ai ishte lidhur live në Facebook për të paralajmëruar se është rrugës për në objektin e qeverisë.

    Por nuk mbaroi me kaq, kryeministri Kurti edhe sot e ka vazhduar avazin e njëjtë me video-selfie nga xhipi i zi.

    Përmes kësaj videoje, Kurti ka njoftuar se është duke shkuar në komunën e Gjakovës për t’i vënë gurthemelet e një shkolle fillore dhe një çerdheje, shkruan Insajderi.

    @insajderitv Kurti i fiksuar pas xhipit të zi, jep një njoftim të “rëndësishëm” për të ardhmen e arsimit #albinkurti #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    “Pas ndarjes së shpërblimeve për 45 fituesit për garat vendore e ndërkombëtare në matematikë e fizikë, tash jemi rrugës për në Poroshec të Gjakovës ku do të vemi gurë themelin e shkollës së re fillore. Më pas do jemi në Rezinë ku do vendosim gurë themelin e çerdhes së re atje. E ardhmja e shtetit tonë por edhe e ekonomisë e shoqërisë sonë varet nga arsimi ynë”, thotë Kurti.

    @insajderitv Kurti bllokon një fshat, zbarkon me xhipa të mëdhenj në finalen e futbollit të vogël #albinkurti #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Vite më pare, i njëjti njeri, por si opozitarë, kritikonte pushtetarët e atëhershëm se lëviznin me xhama të zi ku thoshte se “Ata kanë xhipa të zi, të blinduar, e me xhama të errësuar”.

    “Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani..”, kishte thënë Kurti. 

    Ndërsa javën e kaluar Kurtin e tallën dy deputetë opozitar për videot e realizuara.

    Arben Gashi i LDK-së dhe Besnik Tahiri i AAK-së porositën kryeministrin që të punojë dhe të jep rezultate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark